Culture Watch Update
SEE OTHER BRANDS

Your top news on culture, society and lifestyle

Java Kulturore Saudite në Shqipëri përmbyllet me një festë kulture plot jetë

Java Kulturore Saudite në Shqipëri u përmbyll në Tiranë me festë kulture dhe shkëmbim kulturor.

TIRANA, ALBANIA, September 24, 2025 /EINPresswire.com/ -- Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite, me pjesëmarrjen e disa institucioneve kulturore, përmbylli me sukses Javën Kulturore Saudite në Shqipëri, një aktivitet pesëditor i mbajtur nga 16 deri më 20 shtator në Pallatin e Kongreseve. Ky aktivitet ofroi një program të larmishëm performancash dhe ekspozitash, duke kremtuar trashëgiminë kulturore të Arabisë Saudite dhe duke forcuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet dy vendeve.

Java Kulturore Saudite në Shqipëri i ofroi publikut vendas një përvojë gjithëpërfshirëse të kulturës saudite përmes letërsisë, muzikës, filmit, modës, arteve kulinare, kaligrafisë dhe zejeve tradicionale. Në përputhje vendimin e Mbretërisë për ta shpallur vitin 2025 si Viti i Zejeve Tradicionale, një nismë që nxjerr në pah zejet tradicionale si shprehje e identitetit kulturor dhe nxit vlerësimin për mjeshtërinë artizanale, aktiviteti bashkoi artistë, muzikantë, shkrimtarë, kuzhinierë dhe zejtarë, krahas pjesëmarrësve shqiptarë. Për të kremtuar këtë vit kulturor, zejtarë sauditë prezantuan gjatë javës trashëgiminë e zejeve të Mbretërisë.

Gjatë gjithë aktivitetit, vizitorët patën mundësinë të eksploronin një spektër të gjerë kulturor me ekspozita, performanca dhe shfaqje interaktive. Prezantime të gjalla i ftuan vizitorët të shikonin në kohë reale thurjen, punimin e qeramikës, qëndisjen dhe demonstrime të kaligrafisë arabe, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerë shqiptarë, ndërsa dorëshkrime të rralla arabe dhe prezantime digjitale sollën në jetë historinë letrare të Mbretërisë. Një pavijon i posaçëm nxorri në pah qytetin Taif dhe shpalljen e tij si Qytet Kreativ i UNESCO-s për Letërsinë, duke prezantuar kontributet kulturore e letrare të tij.

Performancat muzikore, nën nismën Saudi Trouq Meets the World, bashkuan traditat muzikore saudite dhe shqiptare në një shfaqje që përfshiu muzikantë nga të dy vendet si dhe artistë ndërkombëtarë. Programi përfshiu si performanca tradicionale muzikore, ashtu edhe një set bashkëkohor nga grupi rock saudit Ana.n7n, duke pasqyruar larminë e peizazhit muzikor të Mbretërisë. Në skenën kryesore, vizitorët shijuan gjithashtu performanca të arteve skenike tradicionale nga rajone të ndryshme të Mbretërisë.

Pavijonet e Trashëgimisë paraqitën zejtarë sauditë duke demonstruar zanate tradicionale si Al-Qatt Al-Asiri, thurja e gjetheve të palmës dhe dekorimet me suva. Vizitorët u mirëpritën në një Mexhlis (kuvend) tradicional saudit, i njohur nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale, ku ata mund të angazhoheshin në ndërveprime kulturore në një mjedis tradicional dhe të fiksonin çastin me fotografi.

Një dyqan i drejtuar nga studentë, i vendosur brenda pavijonit të arteve tradicionale, ofroi suvenire të punuara me dorë të frymëzuara nga motivet e dizajnit saudit, duke u dhënë vizitorëve një kujtim të prekshëm nga përvoja.
Një përvojë tjetër pavijonësh solli motive dekorative saudite dhe shqiptare, një pjesë muzikore të kompozuar posaçërisht që ndërthurte ritmet saudite të Al-Ardah me traditat muzikore shqiptare si Vallet dhe Kaba, si dhe një shfaqje interaktive me dizajne tradicionale të thurjes. Këto elemente së bashku ofruan një shprehje të gjallë të shkëmbimit kulturor.
Aktivitete të tilla si Java Kulturore Saudite në Shqipëri pasqyrojnë përpjekjet e vazhdueshme të Mbretërisë për të kremtuar kulturën dhe për të nxitur shkëmbime kulturore me domethënie.

Ibraheem Habtar
Benchmark
email us here

Legal Disclaimer:

EIN Presswire provides this news content "as is" without warranty of any kind. We do not accept any responsibility or liability for the accuracy, content, images, videos, licenses, completeness, legality, or reliability of the information contained in this article. If you have any complaints or copyright issues related to this article, kindly contact the author above.

Share us

on your social networks:
AGPs

Get the latest news on this topic.

SIGN UP FOR FREE TODAY

No Thanks

By signing to this email alert, you
agree to our Terms & Conditions